Bota

Trondit politikani belg: Një prift abuzoi me mua

Ish-ministri i Drejtësisë i Belgjikës, Vincent Van Quickenborne deklaroi se kur ishte në kolegj, një prift kishte abuzuar me të. Ai tha se në kolegj, e dinin të gjithë këtë skandal.

D.XH
Trondit politikani belg: Një prift abuzoi me mua
Vincent Van Quickenborne

BELGJIKË - Ish-ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne tregoi të martën në programin “De tafel van Gert” të transmetuar në Play4, se ai ishte viktimë e dhunës seksuale, kur ishte i ri.

Quickenborne tha se kur ishte në një kolegj në Gent, një prift shkoi te dhoma e tij dhe e prekte në vende intime. Politikani thekson se kur ishte sëmurë, prifti shkoi tek ai dhe i thoshte të hiqte pantallonat.

Ish-ministri i Drejtësisë i Belgjikës, që dha dorëheqjen disa ditë më parë për shkak të sulmit terrorist, tha se prifti vinte në dhomën e tyre dhe u kërkonte të hiqnin pantallonat para tij.

“Të gjithë të rinjtë në shkollën e konviktit e kanë përjetuar atë ndjenjë të keqe. Në shkollë e dinin të gjithë këtë histori, se prifti abuzonte me të rinjtë. Ishte një situatë e rëndë, që zgjati shumë”, tha politikani.

Quickenborne deklaroi se prifti që kishte abuzuar me të,  tani ka vdekur. Emri i tij ishte dhe në listën e priftërinjve, të akuzuar për dhunë seksuale.

Vincent Van Quickenborne ishte ministër i Drejtësisë, por dha dorëheqjen pak ditë më pare, pas sulmit terrorist në stadium, ku luhej sfida Belgjikë-Suedi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB