
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, ku këtë të premte në Vravrona të Greqisë, është gjetur një foshnjë e pajetë në koshin e plehrave. Mediat greke raportojnë se një grua është dërguar të enjten në maternitet me gjakderdhje, ku mjekët konstatuan se e reja kishte qenë shtatzënë dhe kishte kryer lindje. Autoritetet u njoftuan menjëherë dhe oficerët e policisë shkuan në një hotel në zonën e Vravronas ku qëndronin gruaja dhe burri i saj, të dy me origjinë nga Nepali.
Kur policia hyri në dhomën e hotelit, pa gjak kudo, madje edhe në tualet. Të dy nuk e kanë mohuar ngjarjen, ndërsa i ati nga Napoli ka pohuar se foshnja ka lindur e vdekur, në muajin e katërt të shtatzënisë, të cilën nëna e ka pohuar edhe tek mjekët e spitalit, ku ka shkuar mbrëmjen e së enjtes.
"Prindërit ishin jashtëzakonisht apatikë dhe u përpoqën të na çorientonin duke thënë se gruaja kishte dështuar pesë muaj më parë në një fushë. Ishim të sigurt që 24-vjeçarja ishte në shtatzëni të avancuar, të paktën 7 deri në 8 muaj, sigurisht që fëmija mund të jetonte, pasi konsiderohet klinikisht i zbatueshëm. Por ne nuk mund ta dimë nëse ai ka lindur i gjallë apo i vdekur. Kjo do të shihet nga autopsia nëse i gjendet oksigjen apo jo në mushkëri”, tha mjeku.
Informacionet bëjnë me dije se burri është regjistruar nga kamera e sigurisë duke hedhur diçka në plehra, por nuk është vërtetuar nëse bëhet fjalë për fetus./ZËRI