Bota

Trump apo Harris? Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë tek votat e amerikanëve

Faktorët kryesorë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm

I.F
Trump apo Harris? Disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë tek
Zgjedhjet ne SHBA

UASHINGTON- Media amerikane Vox News ka publikuar një artikull ku ka analizuar disa nga pikat kryesore që mund t’i japin fitoren kandidatit republikan Donald Trump ose kandidates demokrate Kamala Harris.

Më poshtë janë radhitur 5 faktorët që mund t’i japin fitoren Kamala Harris:

Ajo është përgjithësisht më e popullarizuar në mesin e votuesve amerikanë kur krahasohet me Trump

Anketuesit mund të kenë rënë në grackën e nënvlerësimit të saj, në një përpjekje për të shmangur nënvlerësimin e Trumpit siç kanë bërë në të kaluarën.

Inflacioni dhe imigracioni, që dikur shiheshin si pikat e dobëta të demokratëve, janë zbehur pak kohët e fundit.

Votuesit demokratë priren të mblidhen kur ndihen të kërcënuar.

Të pavendosurit vlerësohet se po lëvizin drejt Harris.

Po ashtu janë radhitur 4 faktorët kyç që mund t’i japin fitoren Donald Trump:

Sondazhet priren ta nënvlerësojnë atë sepse votuesit e tij nuk iu përgjigjen pyetjeve të anketuesve.

Partitë tashmë në pushtet (të tilla si Demokratët në SHBA) priren të humbasin elektoral, në këtë fazë, në shumicën e vendeve ndërkombëtarisht.

Për herë të parë në dekada, më shumë njerëz në SHBA identifikohen si republikanë sesa si demokratë (burimi: Gallup).

Votuesit duket se u besojnë më shumë republikanëve në trajtimin e çështjeve që ata i vlerësojnë si më të rëndësishmet (burimi: Gallup).

Amerika vendos sot nëse Kamala Harris apo Donald Trump do të jetë "banori më i ri" i Shtëpisë së Bardhë, pas një fushate zgjedhore me intensitet të jashtëzakonshëm që mbetet e paqartë deri në minutën e fundit. Qendrat e votimit u hapen në orën 06:00 me orën lokale në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara (12:00 me orën shqiptare) dhe miliona njerëz do t'i shtojnë votat e tyre më shumë se 80 milionë fletëve të votimit që janë hedhur tashmë në kuti ose janë dërguar me postë.

Është e pamundur të dihet nëse do të duhen orë apo ditë numërimi për të vendosur fituesin mes dy personazheve që nuk mund të ishin më shumë të ndryshëm. Sondazhet e fundit i kanë dy rivalët pothuajse të barabartë në shtatë shtetet kritike. Në rast të një diferencë të ngushtë midis dy kandidatëve, që ka të ngjarë të ndodhë në shtatë shtetet kryesore, do të nevojiten një ose më shumë rinumërime. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB