Bota

Trump bisedon me Lukashenkon para takimit me Putinin

Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët.

k.m.
Trump bisedon me Lukashenkon para takimit me Putinin
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë.

Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët.

Trump ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se qëllimi i bisedës ka qenë që ta falënderojë liderin bjellorus për lirimin e 16 të burgosurve.

“Po diskutojmë për lirimin e 1.300 të burgosurve tjerë. I kemi diskutuar disa çështje, përfshirë vizitën me Putinin në Alaskë. Mezi pres ta takoj presidentin Lukashenka në të ardhmen,”- ka shkruar Trump.

Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Trump, do të takohen sot në Alaska. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB