Bota

Trump emëron të dërguarin e posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar

Përmes një deklarate, Trump u shpreh se është nder për të të emëroj Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar.

I.F
Trump emëron të dërguarin e posaçëm në
Donald TRump dhe Mark Burnett

UASHINGTON- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në Mbretërinë e Bashkuar. Bëhet e ditur se Burnett krijoi dhe punoi së bashku me Trumpin në filmin amerikan, The Apprentice. Ai gjithashtu ka realizuar shfaqje të njohura si Shark Tank, The Voice dhe Survivor.

Përmes një deklarate, Trump u shpreh se është nder për të të emëroj Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar.

“Është nder i madh të emëroj Mark Burnett si të dërguarin special në Mbretërinë e Bashkuar. Me një karrierë të shquar në prodhimin televiziv, Mark sjell një përzierje unike të mprehtësisë diplomatike dhe njohjes ndërkombëtare për këtë rol të rëndësishëm”, shkroi Trump.

Sipas deklaratës, Burnett do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike, duke u fokusuar në fushat me interes të përbashkët, si tregtia, investimet dhe shkëmbimet kulturore. Ky emërim vjen pasi Trump emëroi biznesmenin Warren Stephens për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB