Bota

Trump iu rikthehet premtimeve të lëna përgjysmë: Do të legalizojmë kanabisin në Florida

Çështja ka tërhequr një interes të veçantë për votuesit e rinj, pasi një shumicë e madhe e njerëzve nën moshën 50 vjeç duan të legalizojnë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative.

I.F
Trump iu rikthehet premtimeve të lëna përgjysmë: Do të
Donald Trump

UASHINGTON- Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka mbështetur një amendament për legalizimin e kanabisit rekreativ në shtetin e Floridës.

Një referendum për këtë çështje është planifikuar të mbahet në Florida në nëntor në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale. Çështja ka tërhequr një interes të veçantë për votuesit e rinj, pasi një shumicë e madhe e njerëzve nën moshën 50 vjeç duan të legalizojnë përdorimin e kanabisit për qëllime rekreative.

“Në Florida, si shumë shtete të tjera që e kanë legalizuar tashmë, një sasi marihuane për përdorim personal do të legalizohet për të rriturit. Askush nuk duhet të kriminalizohet në Florida për atë që është e ligjshme në shumë shtete të tjera. Ne nuk kemi nevojë të humbim jetë dhe të shpërdorojmë paratë e taksapaguesve duke arrestuar të rritur për posedim të sasive të marijuanës për përdorim personal”, tha Donald Trump në rrjetin social Truth.

Megjithatë, ai bëri thirrje për ligje kundër përdorimit të kanabisit në vende publike në mënyrë që qyetarët të mos e nuhasin atë kudo, si në shumë qytete të qeverisura nga demokratët.

Gjatë fushatës së tij fitimtare zgjedhore të vitit 2016, Trump mbajti një qëndrim lejues për çështjen e përdorimit të kanabisit, duke thënë se ai do t'i linte qeveritë lokale të trajtonin këtë çështje. Me marrjen e detyrës në vitin 2017, ai mori një qëndrim më të nuancuar për këtë çështje dhe mbështeti qëndrimet e ashpra të Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions për zbatimin e ligjit.

Në vitin 2018, Trump tërhoqi politikën federale të zbatuar nga administrata demokrate e Barack Obamës në lidhje me legalizimin e kanabisit për përdorim rekreativ, duke u dhënë prokurorëve liri të plotë për të ndjekur penalisht siç dëshironin zotërimin personal të kanabisit. Megjithatë, shumica e prokurorëve nuk kanë ndjekur penalisht raste të tilla.

Edhe pse tre të katërtat e amerikanëve tani jetojnë në shtete ku përdorimi i kanabisit është i ligjshëm, ai nuk është ende i ligjshëm në nivel federal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB