Bota

Trump ndaloi regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë, Gjykata i jep të drejtë Harvard

Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit.

F.I
Trump ndaloi regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë,
Donald Trump

SHBA-Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë.

Gjykatësja e Qarkut, Allison Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, vendosi që Harvard do të pësonte dëme “të menjëhershme dhe të pariparueshme” nëse masa e qeverisë do të hynte në fuqi pa një shqyrtim të plotë ligjor. Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit.

Sipas gjykatëses, revokimi i certifikimit për programin e studentëve ndërkombëtarë shkel ligjin dhe të drejtat kushtetuese të universitetit. Në padinë e dorëzuar, Harvard akuzon administratën se po ndëshkon universitetin për qëndrimin e tij të pavarur dhe refuzimin për të zbatuar kërkesat ideologjike të qeverisë. Këto përfshijnë dorëzimin e të dhënave disiplinore të studentëve dhe ndërprerjen e iniciativave për barazi dhe përfshirje.

“Ky është një veprim hakmarrës ndaj të drejtës së Harvardit për të mbrojtur pavarësinë akademike dhe lirinë e shprehjes,” thuhet në dokumentet e paraqitura në gjykatë.

“Harvardi nuk mund të regjistrojë më studentë të huaj dhe studentët ekzistues të huaj duhet të transferohen ose të humbasin statusin e tyre ligjor”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së në një deklaratë.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem urdhëroi departamentin e saj të ndërpresë certifikimin e Programit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit të Harvardit, duke mbajtur një premtim të bërë muajin e kaluar kur kërkoi që universiteti të dorëzonte të dhëna të hollësishme mbi "aktivitetet e paligjshme dhe të dhunshme" të studentëve të tij ndërkombëtarë para 30 prillit ose do të përballej me humbjen e certifikimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB