Bota

Trupin e saj e endën rrugëve të Gazës, çfarë ndodhi me Sunny Lake?

Trupi i 22-vjeçares u 'shëtit' nga militantët e Hamasit nëpër Gaza. Por, më vonë se ishte gjallë. Çfarë ka ndodhur me Sunny Lake?

D.XH
Trupin e saj e endën rrugëve të Gazës, çfarë
Sunny Lake

GAZA- Ishte 7 tetor 2023, kur 22-vjeçarja hebreo-gjermane Sunny Luke, po kërcente në festivalin e muzikës Supernova në Rheims, Izrael. Kur militantët e Hamasit hynë në festival dhe vranë njerëz masivisht, Sunny u fsheh në disa shkurre aty pranë dhe thirri nënën e saj, duke i thënë se po përpiqej të arratisej.

Prej aty, ajo rishfaqet disa orë më vonë, në një video ku shihet teksa trupi i saj endet pa ndjenja nga Hamasi në Gaza. Tre javë më vonë u konfirmua vdekja e saj.

Ku ishte Sunny Lake, gjatë gjithë kësaj kohe?

Së pari, le të shohim si u konfirmua vdekja e saj. Ekzaminuesit mjekësorë nga grupi i punës ZAKA i ngritur nga Izraeli për të gjetur prova të pengjeve të marra nga Hamasi, gjetën një pjesë të kafkës së saj që, përmes testit të ADN-së, u konfirmua se ishte e Sunnyt. Ekzaminuesit mjekësorë arritën në përfundimin se asaj i është prerë koka.

Në publik u shfaq një video, që tregonte Sunny Laken, teksa transportohej me një mjet dhe militantët e Hamasit, që godisnin trupin e saj pa mëshirë.

Skenari 1: Sunny u vra në vendngjarje

Babai i Sunnyt thotë se vajza e tij kishte vdekur kur militantët e ‘shëtitën’ trupin e saj gjysmë të zhveshur rreth Gazës me një furgon, duke e pështyrë dhe shkelmuar. Tezja e saj thotë se ajo do ndihej më e çliruar, nëse mbesa ka vdekur menjëherë, pasi torturat e Hamasit janë të frikshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mako (@mako.il)

Edhe ekspertët thonë se skenari më i mundshëm është që Sunnyn ta kenë vrarë menjëherë. Pasi militantët e Hamasit e kanë vrarë atë, e kanë hipur në furgon. Sipas ekspertëve, vetëm një trup i vdekur, mund të rrotullohet në atë formë, që u pa në video. Për më tepër, 22-vjeçarja ka një plagë në kokë, që duket se është goditje me plumb.

Nëse ky skenar është i vërtetë, Sunny u torturua në momentin e kapjes së saj (ku dhe mund të jetë abuzuar) dhe u ekzekutua me një plumb në kokë. Trupi i saj u mor si "plaçkë", parakaloi nëpër rrugët e Gazës dhe më pas u copëtua dhe u hodh pranë vendit të sulmit.

Ky skenar përforcohet nga fakti se pjesa e kafkës së saj u gjet në kufirin Gaza-Izrael, në një pamje të tmerrshme plot gjak dhe pjesë njerëzore. Në bazë të këtij skenari, pas xhirimit të videos, trupi i të resë është copëtuar, për të eliminuar çdo gjurmë të saj.

Sa i përket informacionit që nëna e saj mori dy javë më parë se Sunny ishte gjallë dhe në gjendje kritike në një spital në Gaza, ndoshta ishte një mashtrim i Hamasit, për të marrë kohë dhe fshehur prova.

Skenari 2: Është torturuar dhe e kanë vrarë në Gaza

Sipas këtij skenari, Sunny Luke u rrëmbye nga vendi i festivalit dhe ishte gjallë për disa orë, duke u torturuar nga rrëmbyesit e saj, por ajo kishte vdekur kur trupi i saj i pajetë poshtërohej nga militantët e Hamasit në Gaza. Burime nga Izraeli bëjnë të ditur se ka prova se 22-vjeçarja fatkeqe ishte përdhunuar, kishte pasur rrahje të rënda, djegie, shpime me sende të mprehta, kockat i ishin thyer mbi trupin e saj janë ushtruar tortura të tmerrshme.

Ky skenar përforcohet nga fakti se në videon e Hamasit, Sunny është pothuajse lakuriq. Militantët shihen duke i tërhequr flokët, duke e shkelmuar, duke e pështyrë, duke kërcyer mbi të dhe duke i vendosur njërën nga këmbët mes derës së kamionit. Është e mundur që kjo të jetë vazhdimi i torturës së tmerrshme, të cilën Sunny e vuajti dhe nuk mund ta duronte. Ka mundësi që dëmtimet e rënda që ajo pësoi, mund t’ja kenë shkaktuar vdekjen.

Pasi militantët e Hamasit përfunduan “projektin” e tyre, ata ia prenë kokën 22-vjeçares tashmë të vdekur dhe i hodhën pjesët e trupit në pjesë të ndryshme të Gazës, duke shpresuar se gjurmë të trupit të saj nuk do gjenden asnjëherë.

Skenari 3: Ajo ishte gjallë, vdiq në spitalin Beit Lahia

Sipas këtij skenari, Sunny Nicole Luke u rrëmbye e gjallë nga skena e festivalit Supernova dhe ishte gjallë për tre javë që po kërkohej. Sipas këtij skenari, nuk ka qenë Sunny ajo që shfaqet në videon e Hamasit.

Skenari 3 është që Sunny të ketë qëndruar për ditë apo edhe disa orë në duart e grabitësve të saj, duke iu nënshtruar torturave të rënda edhe kur ishte pa ndjenja dhe duke u transportuar rreth Gazës. Po shqyrtohet mundësia, që informacioni i marrë nga nëna dhe më parë nga xhaxhai i Sunny, se 22-vjeçarja është plagosur rëndë dhe në gjendje kritike në spitalin Beit Lahia, në Rripin e Gazës, mund të jetë i vërtetë.

Nëse kjo është e vërtetë, Sunny pas torturave, ka shkuar në spital. Për shkak të plagëve të rënda që mori dhe kaosit që mbizotëronte në spital, Sunny dha frymën e fundit të saj, në spital. Trupi i saj u mor nga Hamasi, që e copëtoi dhe e hodhi në pjesë të ndryshme të Gazës. Ky skenar do ishte më i tmershmi, pasi sugjeron se vajza ka qenë gjallë, kur ajo po torturohej nga militantët.

Rasti i Sunny Lake u trajtua gjerë nga mediat, pasi ishte ndër më të rëndat e luftës në Gaza. Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 9800 njerëz vdiqën nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB