
STAMBOLL- Çfarë po bëjnë dy papagaj para hyrjes së gjykatës në Stamboll, Turqi? Ata janë "thirrur" që të dëshmojnë në një gjyq divorci. Sipas mediave të huaja, ishte burri ai që i kërkoi me ngulm në sallën e gjyqit, pasi ata i zbuluan tradhëtinë e bashkëshortes.
“Burri nuk është në shtëpi, hajde,”- përsërisin dy zogjtë duke i zbuluar burrit pabesinë e gruas së tij. Për të konfirmuar rëndësinë e rolit të tyre në gjyq, një foto e tyre para pallatit të drejtësisë i ka bërë viralë.
Por, a do flasin ata para gjyqit?
Tani fjalën e fundit e ka gjyqtari. Në Turqi, divorci, sipas Kodit Civil turk, mund të kërkohet nga njëri ose të dy bashkëshortët. Ndër shkaqet e zgjidhjes së martesës përfshihet edhe tradhtia bashkëshortore.
Por kjo nuk është hera e parë që papagajtë janë treguar të dobishëm në situata të veçanta "gjyqësore" dhe gjithashtu janë thirrur për të dëshmuar në gjykatë. E njëjtja gjë ka ndodhur edhe për rastet e vrasjeve.
Në Itali zbuloi një vrasje, ku autori u vendos para drejtësisë dhe u dënua me 22 vjet./ZËRI