Bota

Turqia në “betejë” me zjarret, evakuohen qindra persona

Zjarret nisën të enjte dhe u përhapen me shpejtësi në zonat e banuara, pasi u favorizuan nga erërat e fuqishme që arritën deri në 50 kilometra në orë.

I.F

Turqia në “betejë” me zjarret, evakuohen qindra persona

IZMIR- Situata me zjarret në Izmir të Turqisë është përkeqësuar. Prej 3 ditësh zjarrfikësit po përballen me pyjet që po digjen, ndërsa kanë evakuuar qindra banorë gjatë natës. Autoritetet kanë dërguar helikopterë dhe forca të shumta të ushtrisë në terren për të shuar zjarret, por situata është përkeqësuar për shkak të erërave të fuqishme dhe temperaturave të larta në vend.


Zjarret nisën të enjte dhe u përhapen me shpejtësi në zonat e banuara, pasi u favorizuan nga erërat e fuqishme që arritën deri në 50 kilometra në orë. Izmiri është qytet i tretë më i madh në Turqi. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 900 banorë në pesë qarqet e prekura janë evakuuar gjatë natës.

“Aktualisht, dy avionë dhe 11 helikopterë po vazhdojnë pa pushim përpjekjet për të shuar flakët. Rreth 1600 hektarë tokë janë prekur nga zjarret”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli. Ai i bëri thirrje banorëve të ruajnë qetësinë.

Autoritetet bërën me dije se në qyetet e tjera janë aktivizuar 6 vatra të tjera në zonat pyjore. Shkencëtarët ia atrubuan ndryshimeve klimatike dhe thatësirës zjarret e aktivizuara në vend. Ata lëshuan paralajmërimin se temperaturat do të rriten më shumë dhe se banorët duhet të tregojnë më shumë kujdes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB