
SHBA- NASA merr vendimin për dy astronautët e saj që kanë ngecur në Hapësirë! Sunita Williams dhe Barry Wilmore do të kthehen në Tokë në shkurt të 2025 me SpaceX. Ndërsa, anija kozmike me të cilët udhëtuan dy astronautët do të kthehet në Tokë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës “pa ekuipazh”.
Gjatë një konference për shtyp të shtunën, administratori i NASA-s Bill Nelson tha se ata kanë punuar së bashku me Boeing për të kuptuar se çfarë përmirësimesh duhen në anijen kozmike.
"Fluturimi në hapësirë është një rrezik dhe gjithmonë duhet të marrim masa sigurie shtesë. Prioriteti ynë kryesor është siguria e ekuipazhit. Ne kemi marrë vendimin të kthejmë dy astronautët tonë në shkurt me anijen kozmike të SpaceX, e cila do të niset në shtatorë për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”, tha Nelson.
Dy astronautët amerikanë të NASA-s, Barry “Butch” Wilmore dhe Sunita Williams, kanë ngecur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ata u nisën për një udhëtim të shkurtër në Hapësirë më 5 qershor për 8 ditë, por gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar. NASA ende nuk ka marrë një vendim për ta, por dërgoi sot një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (SNH) për të dërguar ushqim, karburant dhe furnizime të tjera për astronautët.
Wilmore, 61 vjeç dhe Williams, 58 vjeç, fluturuan me një anije kozmike "Boeing Starliner" në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky ishte fluturimi i parë i këtij lloji, me njerëz në bord dhe u zhvillua si një provë për të parë se si funksionon anija e re kozmike. Problemet, megjithatë, u shfaqën kur do të ktheheshin në Tokë, ku pati rrjedhje në sistemin e shtytjes së anijes. /ZËRI