
GAZA- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galan ka bërë një lajmërim të rëndëishëm! Ai konfirmoi se forcat izraelite (IDF) janë në zemër të qytetit të Gazës dhe se lideri i Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, është i rrethuar në një bunker. Megjithatë në lajmin më të fundit që ndau me qytetarët, nuk e specifikoi se ku ndodhet bunkeri, ndërkohë që nga momenti në moment pritet edhe sinjali për ekzekutimin e tij. Ndërsa nga ana tjetër, Hamasi nuk ka bënë asnjë kundërreagim.
"Izraeli nuk do ta sundojë Gazën pas luftës dhe as Hamasi. Ushtarët izraelitë po eliminojnë terroristët, po zbulojnë tunele, po shkatërrojnë armët dhe po vazhdojnë të avancojnë në qendër të armikut,"- tha Galan.
Sot bëhet muaji nga dita kur në Izrael u vranë 1,400 njerëz, kryesisht civilë, në komunitetet e tyre. Më shumë se 200 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza për t'u mbajtur si pengje. Izraeli thotë se sulmet e tij dhe ofensiva tokësore në Gaza do të shkatërrojnë Hamasin dhe kërcënimin që paraqet për ta, por thekson që po punon për të minimizuar viktimat civile. Më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në Gaza, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë./Zëri.ai