
EKUADOR- Që nga marsi 2024, Wilmer Geovanny Chavarria Barre, alias Pipo, kishte vdekur. Të paktën kështu pretendonte Policia e Ekuadorit, pavarësisht se faktet për vdekjen e tij ishin kontradiktore. Por shpejt u zbuluar se Pipo, kreu i "Los Lobos" (Ujqërve), bandës më të dhunshme narkoterroriste në vend, ishte ende gjallë. "Infobae" zbuloi pas një bisede me Mayra Salazar, ish-zyrtare e marrëdhënieve me publikun e Gjykatës Provinciale të Guayas se Pipo fshihet në Evropë. Por edhe pse larg, vazhdon dhe jep urdhëra për grupin e tij në Ekuador.
Ndaj tij, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara njoftoi një seri sanksionesh: Kjo organizatë, me mijëra anëtarë, është bërë më e madhja në Ekuador dhe kontribuon ndjeshëm në dhunën në vend".

Sanksionet e vendosura ndaj Pipos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshijnë bllokimin e të gjithë pronave që ai, ose persona të tjerë kanë nën ekmrin e tij. Nga sekuestrimi i pronave, nuk kanë shpëtuar as anëtarët e grupit të Pipos, të cilët nga SHBA konsiderohen si organizatë terroriste. Ky sanksion i ri kundër një bande ekuadoriane vjen pasi, më 22 maj, presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të re të jashtëzakonshme në shtatë nga 24 provincat duke shpallur 22 nga bandat kriminale të vendit - duke përfshirë Los Lobos dhe Los Choneros - si grupe terroriste.
Si u krijua grupi i Ujqërve?
Prej 25 vitesh, Los Choneros bënin ligjin në Ekuador, por me vrasjen e liderit të tyre humbën terren. Rasquiña u vra në një qendër tregtare në Manta në dhjetor të vitit 2020. Ky do të ishte fillimi i një lufte midis grupeve kriminale që nuk pranuan udhëheqjen e re të Los Choneros.

Kur Rasquiña vdiq, Los Choneros u drejtuan nga alias Fito dhe Junior Roldán, alias JR. Por, katër ish-nënstrukturat e Los Choneros: Los Chone Killers, Los Lobos, Los Pipos dhe Los Tiguerones, nuk u rreshtuan me Fito dhe JR. Këta të dy u akuzuan se kishin sulmuar Rasquiña për marrë drejtimin e grupit.
Me këtë fragmentim lind trilogjia: Lobos, Tiguerones dhe Chone Killers. Këto grupe të reja bashkuan forcat dhe filluan t'u ofrojnë grupeve të organizuara transnacionale një shërbim logjistik për trafikun e drogës. Kështu Los Cheneros nisën që të dobësoheshin dhe Los Lobos mbushën vakumin e tyre. Shprejt zgjeruan aktivitetin e tyre në zhvatje, grabitje, trafik armësh dhe vrasje me pagesë, etj./ZËRI