Bota

Urdhërarrestet ndaj udhëheqësve izraelitë për krime lufte, Biden KUNDËR

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit kritikoi kërkesën e prokurorit, duke paralajmëruar se lëshimi i urdhrave të arrestit nga GJNP mund të rrezikojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe shtimin e ndihmave humanitare për popullatën e Rripit të Gazës.

E.K
Urdhërarrestet ndaj udhëheqësve izraelitë për krime
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

Presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi të egër vendimin e Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve ndaj liderëve izraelitë, konkretisht për kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallad.

“Çfarëdo që të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë krahasim, asnjë, mes Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Izraelit përballë kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, tha Biden.

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit kritikoi kërkesën e prokurorit, duke paralajmëruar se lëshimi i urdhrave të arrestit nga GJNP mund të rrezikojë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje që do të çonte në një armëpushim, lirimin e pengjeve dhe shtimin e ndihmave humanitare për popullatën e Rripit të Gazës. Kujtohet se Gjykata Ndërkombëtare Penale po kërkon urdhër për dy liderë të tjerë të lartë të Hamasit, përkatësisht liderin politik Ismail Haniya dhe kreun e Brigadave Al-Qassem, Mohammed Diab Ibrahim al-Masri./ZËRI

Poll

MOS HUMB