Bota

Ursula von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Europian me 401 vota

Për mandatin e dytë, Von der Leyen shprehu hapur synimet e saj për të kirjuar poste të reja.

k.m.
Ursula von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Europian me 401 vota
Ursula von der Leyen

STRASBURG- Ursula von der Leyen është rizgjedhur në krye të Komisionit Europian. Në momentin e fundit, ajo ka siguruar edhe mbështetjen e grupit politik të të "gjelbërve', duke marrë në favorin e saj 401 vota nga 361 që do të mjaftonin për rikonfirmimin e saj për një mandat të dytë.

“Mund ta imagjinoni se ky është një moment shumë emocional dhe i veçantë për mua,”- tha ajo pas votimit, duke përshëndetur rezultatin si një shenjë besimi të fortë ndaj saj.

Ursula von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Europian me 401 vota

Për mandatin e dytë, Von der Leyen shprehu hapur synimet e saj për të kirjuar poste të reja.

Ajo premtoi se do të krijonte një post për një nënkryetar, i cili do të reduktonte burokracinë brenda Komisionit Europian. Gjithashtu u zotua se do të krijonte portofole të reja posaçërisht për peshkimin, por shtoi se do të merrej vetë edhe për të trajtuar krizën e strehimit. Von der Leyen, e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, u zgjodh për herë të parë në postin që mban në vitin 2019. Ajo tani do të shërbejë edhe pesë vjet të tjera në krye të BE-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB