
BRUKSEL- Ursula von der Leyen u propozua sot zyrtarisht nga Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila u mblodh në Bukuresht, si kandidate për një mandat të dytë pesëvjeçar si presidente e Komisionit Evropian. Von der Leyen u mbështet gjerësisht nga anëtarët e pranishëm (400 vota pro, 89 kundër), njoftoi një zëdhënëse e PPE nga podiumi pas përfundimit të votimit.
Presidenca e Komisionit Evropian do të vendoset pas zgjedhjeve evropiane në qershor. Duke folur në konferencën e EPP-së në Bukuresht, von der Leyen përmendi luftën në Ukrainë, krizën destabilizuese të Gazës në Lindjen e Mesme dhe ngritjen e Kinës si sfida me të cilat përballet BE-ja 27-anëtare prej 450 milionë banorësh./ZËRI