Bota

Vajza "sekrete" e Putin "trazon" rrjetin: Burri që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen

Postimet nuk e përmendin në mënyrë të qartë Putinin, por në kontekstin e raportimeve të përhapura rreth identitetit të babait të saj, kjo mund të kuptohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus. 

zh.ll
Vajza "sekrete" e Putin "trazon" rrjetin: Burri që mori
Vladimir Putin dhe Luiza Rozova

RUSI- Vajza e përfolur sekrete e Vladimir Putinit ka thyer heshtjen e saj ndaj presidentit rus për herë të parë me postime misterioze në mediat sociale. Elizaveta Krivonogikh, 22 vjeç, e njohur edhe si Luiza Rozova, aludoi për "babanë" e saj ndërsa u ankua për një burrë që "shkatërroi" jetën e saj, raporton The U.S Sun

Luiza, një e diplomuar në shkollën e artit që jeton në Paris, aludoi për "njeriun që mori miliona jetë dhe shkatërroi timen", me sa duket një qortim i hidhur për babain e saj të raportuar. Postimet nuk e përmendin në mënyrë të qartë Putinin, por në kontekstin e raportimeve të përhapura rreth identitetit të babait të saj, kjo mund të kuptohet si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj presidentit rus. 

Në një postim tjetër, ajo shkroi: “Është çliruese të jem në gjendje t’ia tregoj përsëri fytyrën time botës. Më kujton kush jam dhe kush ma shkatërroi jetën".

Luiza lindi më 3 mars 2003 në Shën Petersburg dhe besohet të jetë fëmija e një afere midis Putinit dhe ish-pastrueses së tij Svetlana Krivonogich. Pretendimet për identitetin e babait të saj u bënë publike për herë të parë nga projekti hetimor "Proekt", i cili është kritik ndaj Kremlinit, në vitin 2020.

Nëna e saj thuhet se u bë shumë e pasur pas lindjes së saj, duke nxitur spekulimet se paratë kishin ardhur nga Putini për të blerë heshtjen e saj./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB