Bota

VD- Trembet deputetja malazeze, fjalimin ia ndërpresin plumbat

Por ajo e mori veten shumë shpejt, pasi mesa duket që është një gjë normale.

k.m.
VD- Trembet deputetja malazeze, fjalimin ia ndërpresin plumbat
Valentina Miniç

PODGORICË- Videoja e realizuar në Mal të Zi është bërë virale në rrjetet sociale. Në momentin kur një nga deputetet e Kuvendit Komunal të Tivarit Valentina Miniç po fliste në skenë, fjalimi i saj u ndërpre nga disa të shtëna me armë zjarri. Por ajo e mori veten shumë shpejt, pasi mesa duket që është një gjë normale.


“Mendoj se do të shkosh shumë larg... Këtu, um, kemi edhe dikë që gjuan dhe feston aty pranë,”-tha ajo ndërsa të shënat nuk po ndaleshin.

Në atë moment askush nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë por mediat malazeze zbuluan se ngjitur po bëhej një dasmë, ndaj edhe familjarët e çifti kishin festuar pasi kishin dalë nga gjendja civile.

Epo...me trashëgime!/ZËRI

Poll

MOS HUMB