Bota

Vdes në aksident 19-vjeçarja shqiptare, i dashuri: Nuk i thashë as natën e mirë!

I dashuri i 18-vjeçares shqiptare, personi i fundit që e ka kontaktuar para aksidentit, ka treguar për ankthin që përjetoi ai dhe familja e vajzës

E.K
Vdes në aksident 19-vjeçarja shqiptare, i dashuri: Nuk i thashë
E reja shqiptare qe humbi jeten

GREQI- Një 19-vjeçare shqiptare humbi jetën në një akisdent të rëndë me makinë në Greqi. Ajo ishte nisur të merrte kushërirën e saj për një udhëtim pas punës, kur ndodhi dhe përplasja fatale.

Ngjarja ka ndodhur në lartësinë e Varkizës, që u kushtoi jetën jo vetë shqiptares por edhe një 23-vjeçareje në automjetin tjetër. 

I dashuri i 18-vjeçares, personi i fundit që e kontaktoi para aksidentit, ka folur për protothema.gr për ankthin që ka përjetuar ai dhe familja e vajzës, derisa fatkeqësisht u konfirmua lajmi tragjik.

“Ne i thamë natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli nga puna, doli për shëtitje me kushërirën e saj, më dërgoi një foto të fytyrës së saj dhe kaq. I dërgova mesazhe, rashë në gjumë dhe nuk i thash natën e mirë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes dhe më tregoi tragjedin”, thotë i dashuri i 18-vjeçares, i cili zakonisht merrte të dashurën nga puna me makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Avenue Athinë-Souniou, në lartësinë e Varkizës, pak pas liqenit të Vouliagmenit, raportojnë mediet greke.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB