
Brezovice
BREZOVICË- Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, një person ka vdekur, pas rrëshqitjes të një orteku bore.
Viktima mësohet se është një turiste e huaj e moshës 54-vjeçare. Lajmin e trishtë e dha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Kanun Veseli.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, tha Veseli.
Më tej, bëhet me dije se në vendngjarje kanë arritur policia dhe ekipet e shpëtimit./ZËRI/
Poll