
KANADA- Një gruaje në rrezik për jetën iu refuzua transplantimi i mëlçisë me një transplant të ofruar nga partneri i saj. 36-vjeçarja Amanda Husk prej tre muajsh ishte në pritje të organit, por mjekët refuzuan transplantin e saj, pasi zbuluan se gruaja e alkoolizuar kishte vazhduar të pinte para se të hynte në spital, shkruan Protothema.
36-vjeçarja kanadeze Amanda Husk prej tre muajsh mbahet në jetë nga aparaturat, pasi mëlçia e saj ka dalë jashtë funksionit si pasojë e varësisë së saj nga alkooli. Partneri i saj Nathan Allen i cili foli për CTV News tha: "Amanda donte të shfrytëzonte çdo mundësi për t'u siguruar që jeta e saj do të ndryshonte pas transplantit".
Lëvizja tjetër e Allen është të përpiqet ta çojë Husk në Evropë, ku një transplant do të ishte i mundur, por ai ka frikë se ajo mund të mos mbijetojë dhe të vdesë./ZËRI