
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar në Rripin e Gazës. Brigada Nahal e ushtrisë izraelite në veri të Gazës kanë rritur prezencën, pas shtimit të lëvizjeve të militantëve të Hamasit në rajonin Jabalia.
Forcat ushtarake izraelite u filmuan duke zhvilluar një betejë të ashpër kundër Hamasit, në zonat që ishin të banuara dhe që tani janë shndërruar në lagje “fantazmë”. Në pamjet e publikuara shihen edhe militantët e Hamasit duke iu kundërvënë me armë të ndryshme, nga granatahedhësit e deri te kallashnikovët.
Poll