Bota

VIDEO- Coca-Cola ndryshon reklamën ikonë të Krishtlindjeve, përdor Inteligjencën Artificiale

Në 15 sekonda reklamë, mungon edhe 'personazhi' më i rëndësishëm i festave, Santa Claus. 

k.m.
VIDEO- Coca-Cola ndryshon reklamën ikonë të Krishtlindjeve,
Pamje nga reklama

SHBA- Kompania "Coca Cola" më në fund ka publikuar reklamën e saj të shumëpritur për Krishtlindje, por me një ndryshim. Kësaj here, fushata "Krishtlindjet po vijnë" është krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Në 15 sekonda reklamë, mungon edhe 'personazhi' më i rëndësishëm i festave, Santa Claus. 

REKLAMA: 


Klipi tregon një flotë kamionësh Coca-Cola që mbërrijnë në një peizazh me dëborë, ndërsa një burrë i jep një shishe një figure me mëngë të bardha, i cili supozohet të jetë Santa Claus - megjithatë, ai nuk shihet plotësisht. Javier Meza =, kreu i marketingut për Coca-Cola në BE, tha se kompania dëshiron të përshtatet me "epokën aktuale" duke u mbështetur në përdorimin e inteligjencës artificiale.

"Ne eksploruam inteligjencën artificiale si një mjet për diçka më të mirë,"- i tha ai "Marketing Week".

Por vendimi nuk u pëlqeu shumë disa përdoruesve të "X", të cilët ndanë pikëpamjet e tyre për ribërjen e reklamës tradicionale. Reklama e njohur " Pushimet po vijnë " debutoi për herë të parë në 1995 dhe që atëherë ka sinjalizuar fillimin e sezonit të festave. Kësaj here ka ngjallur zemërim./ZËRI

Poll

MOS HUMB