
BRAZIL- Një biznesmen i kriptomonedhave Antonio Vinicius Lopes Gritzbach është ekzekutuar me breshëri plumbash nga një sulm i organizuar në aeroportin më të populluar të Brazilit. Ai ndodhej në një makinë të zezë në Aeroportin Ndërkombëtar Guarulhos të Sao Paulos të premten, në momentin që është qëlluar nga një grup i armatosur.
Nga sulmi mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, të cilët u dërguan në spital. Gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.
Sekretari i Sigurisë i shtetit të Sao Paulos tha në një deklaratë se shkaku i vrasjes po hetohet ende, por mediat lokale kanë raportuar se vrasja ka të ngjarë të ketë lidhje me krimin e organizuar.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy persona që duket se janë qëlluar në aeroport.
Një viktimë shihet e shtrirë në tokë në Terminalin 2, i cili përdoret kryesisht për fluturimet e brendshme, ndërsa një tjetër trup shihet i bllokuar në një rrugë hyrëse jashtë terminalit.