
Parlamenti i Tajvanit u ‘’shkatërrua’’ nga kaosi pasi ligjvënësit u grindën me njëri-tjetrin mes një debati të ashpër mbi reformat parlamentare. Skena ndodhi vetëm disa ditë para se presidenti i zgjedhur, Lai Ching-te, i cili nuk ka siguruar shumicën, të merrte detyrën. Lai Ching-te, i cili do të betohet të hënën, fitoi zgjedhjet në janar, por Partia e tij Demokratike Progresive (DPP) humbi shumicën në parlament.
Seorang anggota parlemen Taiwan dengan cepat mengambil rancangan undang-undang untuk mencegahnya disahkan undang undang tersebut. pic.twitter.com/mp1ujhhBf5
— Es Teh (@EsTeh__28) May 18, 2024
Partia kryesore e opozitës, Kuomintang (KMT), ka më shumë vende se DPP, por jo të mjaftueshme për të formuar një shumicë më vete, kështu që punon me Partinë e vogël Popullore të Tajvanit (TPP). Opozita dëshiron që parlamenti të ketë më shumë kontroll mbi qeverinë, por DPP i quajti veprimet e KMT-së një "shpërdorim jokushtetues të pushtetit".
Debati, i cili u zhvillua me tone të larta, përfundimisht përfundoi me deputetët që ziheshin me njeri-tjetrin dhe Gardën që mbushi Kuvendin. Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, një deputet ka kapur një projektligj dhe e ka vënë nën këmbë, për të mos lejuar që të votohet./ZËRI