Bota

VIDEO- Momenti i fundosjes së jahtit luksoz në Siçili

Pronari i vilës tregoi për se gjithçka ndodhi brenda vetëm 60 sekondash.

M.M
VIDEO- Momenti i fundosjes së jahtit luksoz në Siçili
Momenti i fundosjes së jahtit

ITALI-  Momente dramatike janë publikuar së fundmi nga jahti Bayesian, i cili u mbyt tragjikisht në brigjet e Palermos. Televizioni ‘Tg Rai Sicilia’ ka transmetuar sekondat e fundit të jahtit përpara se ai të fundosej plotësisht. Pamjet, të marra nga kamerat e një shtëpie që ndodhet vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes, tregojnë një skenë të jashtëzakonshme. Ndërsa stuhia bëhej më e fuqishme, videoja bëhet gjithnjë e më e zbehtë por nga drita që reflekton shihet që jahti zhduket plotësisht, duke shënuar momentin fatal të fundosjes. Pronari i vilës tregoi për se gjithçka ndodhi brenda vetëm 60 sekondash.


"Jahti u zhduk në një kohë shumë të shkurtër. Nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar," shpjegoi ai.

Kujtojmë se jahti Bayesian u mbyt tre ditë më parë në brigjet e Palermos, me 22 persona në bord. Deri tani, 15 prej tyre janë shpëtuar, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë ende të zhdukur. Mes të zhdukurve janë manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, Hannah. Katër të tjerë të zhdukur përfshijnë shefin e “Morgan Stanley International”, Jonathan Bloomer, bashkëshorten e tij Judy Bloomer, si dhe avokatin Chris Morvillo dhe gruan e tij, Neda Morvillo./ ZËRI

Poll

MOS HUMB