
Politikani Michael Stürzenberger, një kritik i njohur i Islamit, është sulmuar me thikë këtë të premte në Gjermani, gjatë një ngjarjeje politike në një shesh në Mannheim, në Baden-Württemberg. Sulmuesi u neutralizua nga policia. Ky është sulmi i katërt ndaj një politikani në Gjermani gjatë muajit të fundit.
An Islamist attacked an anti-Islam protest in Mannheim, Germany, with a knife. Several people are injured. pic.twitter.com/q9gGHWoNvL
— Ronai Chaker (@RonaiChaker) May 31, 2024
Sipas një njoftimi të policisë, gjatë një aktiviteti të “Lëvizjes Qytetare PAX Europa”, sulmuesi i është afruar nga pas politikanit 58-vjeçar dhe ka arritur ta godasë me thikë. Madje ai ka goditur me thikë në qafë njërin prej policëve që tentuan ta ndalonin. Oficerët e tjerë të policisë qëlluan sulmuesin dhe e neutralizuan atë.
Michael Stürzenberger ishte përfaqësuesi i shtypit i Unionit Kristian Social (CSU) dhe më pas kryetar i partisë së ekstremit të djathtë "Liria", e cila që atëherë është shpërbërë. Nga viti 2013 deri në vitin 2022 është monitoruar nga Zyra bavareze për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndër të tjera, për lidhjen e Islamit me fashizmin. 58-vjeçari është dënuar dy herë, për fyerje ndaj policisë dhe për nxitje të urrejtjes dhe nënçmim të mësimeve fetare./ZËRI