
SAO PAULO- Biznesmeni brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, i cili kishte lidhje me një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, është qëlluar për vdekje në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo. Nga ky sulm mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë.
Gritzbach njihej si biznesmeni i kriptomonedhave dhe ndihmonte grupin të pastronte paratë. Gjatë arrestimit të tij, ai pranoi një marrëveshje marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorët vendas për të dhënë informacion në lidhje me Primeiro Comando da Capital (PCC) – ose Komandën e Parë të Kapitalit, në mënyrë që të përfitonte ulje nga dënimi i tij.
Bizmesmeni u qëllua me automatik nga dy persona të maskuar me kapuç, të cilët dolën nga një makinë dhe filluan të qëllonin jashtë terminalit të aeroportit. Gritzbach, një ish-anëtar i PCC, hodhi çantën e tij dhe u përpoq të ikte por ai u qëllua disa here dhe ndërroi jetë në vendngjarje.
Gritzbach kishte pranuar t’u tregonte zyrtarëve se si e ndihmoi grupin të pastronte miliona dollarë. Në këmbim, prokurorët i kishin ofruar atij falje gjyqësore dhe ulje të dënimit për pastrim parash. /ZËRI