Bota

VIDEO që "dogji" ministrin e Drejtësisë: Nuk i jep përparësi kombësores dhe gjobitet me 356 euro

Ministri ishte në timon dhe u përgjigjej pyetjeve kur kaloi me makinë një vendkalim për këmbësorë, ndërsa një grua kishte filluar të kalonte rrugën, treguan pamjet nga kamerat brenda makinës. 

zh.ll
VIDEO që "dogji" ministrin e Drejtësisë: Nuk i jep
Waldemar Zurek-pamje nga incidenti

POLONI- Ministri i Drejtësisë i Polonisë, Waldemar Zurek, është gjobitur për një shkelje të rregullave të trafikut të kapur nga kamerat ndërsa po merrte pjesë në një intervistë në YouTube. Zurek u shfaq në kanalin YouTube të Filip Nowobilski-t, i cili interviston figura të shquara publike në një makinë Fiat 126 të epokës komuniste.

Ministri ishte në timon dhe u përgjigjej pyetjeve kur kaloi me makinë një vendkalim për këmbësorë, ndërsa një grua kishte filluar të kalonte rrugën, treguan pamjet nga kamerat brenda makinës. Intervistuesi i tha menjëherë të “kishte kujdes”, duke thënë se “pothuajse e kishte shtypur atë grua”. Zurek e mohoi, duke u përgjigjur se “gruaja ishte shumë larg nesh” dhe duke këmbëngulur që ai “të ngiste makinën në mënyrë të sigurt”. 

Pamjet e incidentit u bënë shpejt virale. Policia në qytetin jugor të Krakovës, ku u filmua ngjarja, njoftoi javën e kaluar se po hetonte, përpara se të konfirmonte të hënën se ishte kryer një shkelje e rregullave të trafikut. 

Zurek pranoi të hiqte dorë vullnetarisht nga imuniteti i tij parlamentar dhe të pranonte një gjobë prej 1,500 zloty (356 euro). Duke folur në mediat sociale, ai tha se "nëse ka ndodhur ndonjë shkelje, unë nuk i shmangem përgjegjësisë". 

"Ne të gjithë jemi të barabartë para ligjit», shtoi ai. «Rregullat e sigurisë rrugore vlejnë për të gjithë".

Shumë komentues vunë në dukje ironinë që, vetëm një ditë pasi u botua intervista, Żurek njoftoi nisjen e një fushate për të luftuar “banditët rrugorë” që ngasin në mënyrë të rrezikshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB