Bota

VIDEO/ Shpërthim me bombë në një treg në Siri, vdesin 7 persona

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad. Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet.

a.l
VIDEO/ Shpërthim me bombë në një treg në Siri, vdesin 7
Siri

SIRI- Një shpërthim me bombë ka lënë 7 të vrarë në një treg në Sirinë veriore. Siç raportojnë mediat e huaja, disa të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke që luftojnë presidentin sirian Bashar al-Assad. Forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre kontrollojnë zona të mëdha të Sirisë përgjatë kufirit që ndajnë të dy vendet.

Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i zënë me blerësit që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të ardhshëm të agjërimit islamik të Ramazanit./ZËRI

Poll

MOS HUMB