Bota

Konsumoi drogë në zyrë, shkarkohet nga detyra nënkryetarja serbe e Leposaviçit

Shkarkimi vjen pas publikimit të një videoje, ku Matiç së bashku me një punonjës tjetër janë filmuar duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës së punës.

f.t
Konsumoi drogë në zyrë, shkarkohet nga detyra nënkryetarja
Dragana Miletiç

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës, Dragana Miletiç. Shkarkimi vjen pas publikimit të një videoje, ku Matiç së bashku me një punonjës tjetër janë filmuar duke konsumuar kokainë në ambientet e zyrës së punës.

“Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Lulzim Hetemi.

Ishte media “Nacionale” ajo që publikoi të hënën një video në të cilën shihen zyrtarë të kësaj komune, përfshirë nënkryetaren Dragana Miletiç, duke konsumuar drogë. Pas kësaj edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB