Bota

VIDEO- Von der Leyen sulmohet nga një qytetar: Ti je kriminele! Presidentja e KE buzëqesh

Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.

f.t
VIDEO- Von der Leyen sulmohet nga një qytetar: Ti je kriminele! Presidentja
Ursula Von der Leyen

BRUKSEL- Një burrë ka akuzuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen se ka ndihmuar gjenocidin në Gaza, teksa ajo po dilte në skenë gjatë një eventi në Bruksel. Von der Leyen ishte gati të mbante fjalimin e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë kur ndodhi incidenti.

"Zonja von der Leyen, ju jeni në arrest me qytetarë. Ju akuzoheni se keni ndihmuar gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që nga fillimi i këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një Kriminelja zonja von der Leyen Ju duhet të jeni në Hagë dhe jo këtu Ju jeni një kriminel për Palestinën,"-akuzoi qytetari.

Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian. Por momenti bëri xhiron në rrjete sociale dhe reagimi i Presidentes të Komisionit Evropian nuk duhet humbur. Von der Leyen e dëgjon e qetë qytetarin teksa buzëqesh.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB