Bota

Virusi Marburg "mbërthen" Europën, OBSH: Ka vdekshmëri 88%

Virusi Marburg shkakton ethe me simptoma duke përfshirë konvulsione, të vjella me gjak dhe diarre, dhe ka një shkallë vdekshmërie deri në 88 për qind.

k.m.
Virusi Marburg "mbërthen" Europën, OBSH: Ka vdekshmëri
Foto ilustruese

TIRANË- Evropa është "mbërthyer" nga një tjetër sëmundje, virusi Marburg. Pas informacionit se dy persona shfaqën simptoma në Hamburg, autoritetet gjermane kanë bllokuar platformën në stacionin qendror të trenit të qytetit. Pas marrjes së masave nga qeveria gjermane, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) lëshoi ​​një deklaratë lidhur me virusin, duke e shoqëruar me një listë këshillash për udhëtarët e Bashkimit Europian që vijnë nga vendet e prekura nga ky virus që aktualisht ka si epiqendër Sudanin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi Marburg shkakton ethe me simptoma duke përfshirë konvulsione, të vjella me gjak dhe diarre, dhe ka një shkallë vdekshmërie deri në 88 për qind. Njerëzit infektohen përmes kontaktit me lëngjet trupore të të infektuarve,

Këshillat e ECDC

- Shmangni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të MVD (si ethe, të vjella, diarre ose gjakderdhje) ose kontakt me materiale dhe sipërfaqe të kontaminuara nga lëngjet e trupit të individëve të infektuar. Kjo përfshin shmangien e kontaktit me kufomat e njerëzve të infektuar dhe po ashtu, procesin e varrimit.

- Shmagni vizitat në objektet e kujdesit shëndetësor në zonat e prekura nga MVD.

-Shmangni habitatet që mund të banohen nga lakuriqët e natës, si shpellat ose minierat, si dhe çdo formë të kontaktit të ngushtë me kafshët e egra, duke përfshirë majmunët, antilopat, brejtësit.

-Udhëtarët që kthehen nga Ruanda në BE duhet të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse shfaqin simptoma që lidhen me virusin dhe të raportojnë historikun e tyre të udhëtimit. 

Por çfarë është virusi Marburg?

Sëmundja e virusit Marburg është një sëmundje shumë virulente që shkakton ethe hemorragjike, me një raport fataliteti deri në 88%. Është në të njëjtën familje me virusin Ebola. Dy shpërthime të mëdha që ndodhën njëkohësisht në Marburg dhe Frankfurt në Gjermani dhe në Beograd, Serbi, në vitin 1967, çuan në njohjen fillestare të sëmundjes. Më pas, shpërthime dhe raste sporadike janë raportuar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë. Në vitin 2008, dy raste të pavarura u raportuan tek udhëtarët që vizituan një shpellë të banuar nga kolonitë e lakuriqëve të natës Rousettus në Ugandë. Infeksioni i njeriut me sëmundjen e virusit Marburg fillimisht rezulton nga ekspozimi i zgjatur në miniera ose shpella të banuara nga kolonitë e lakuriqëve të natës "Rousettus".

Pasi një individ infektohet me virusin, Marburg mund të përhapet përmes transmetimit nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë (nëpërmjet lëkurës së çarë ose mukozës) me gjakun, sekrecionet, organet gjenitale ose lëngjet e tjera trupore të njerëzve të infektuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB