Bota

“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva pozojnë në mes të Amazonës, shpërthejnë "MEME-t"

Fotot po qarkullojnë kudo në rrjet dhe ky moment nuk kishte si t'u shpëtonte "MEME-ve". 

a.l
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
Luiz Inácio Lula da Silva dhe Emmanuel Macron

BRAZIL- Foto dasme apo një vizitë diplomatike? Takimi i fundit i presidentit francez Emmanuel Macron dhe homologut të tij brazilian Luiz Inacio Lula da Silva po bën xhiron e rrjetit. 

Gjatë vizitës së tij tre-ditore në Brazil, 46-vjeçari Macron u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përqafuar ngrohtësisht Lulën, 78 vjeç, gjatë një udhëtimi në pyllin tropikal të Amazonës. Fotot po qarkullojnë kudo në rrjet dhe ky moment nuk kishte si t'u shpëtonte "MEME-ve". 

“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
foto
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
foto
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
foto
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
foto

Foto-sesioni mes natyrës është krahasuar me atë të skenave të shkëputura nga filmat romantikë. Më poshtë do të gjeni disa nga nga "meme-et", për takimin epik të dy liderve. 

“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
Foto 1
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
Foto 2
“Vizitë diplomatike apo foto dasme?" Macron dhe Lula da Silva
foto 3

Udhëtimi i Macron në Brazil, do të përfundojë të enjten, kur ai të takohet me Lulën në pallatin presidencial. Liderët do të shpallin një plan investimi të gjelbër miliarda dollarësh për Amazonën. Franca, ekonomia e shtatë më e madhe në botë dhe Brazili, i nënti më i madhi, konsiderohen lojtarët kryesorë në një skenë gjeopolitike të shënuar nga rivaliteti midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Parisi e sheh Brazilin si një urë për ekonomitë e mëdha në zhvillim, zërat e të cilave Brazili po përpiqet t'i përforcojë përmes presidencës së tij të G20 dhe anëtarësimit në grupin BRICS+./ZËRI 

Poll

MOS HUMB