Bota

Vjehrri i Sunak: Të rinjtë në Indi duhet të punojnë 70 orë në javë

Narayana Murthy, njeriu që qëndron pas gjigantit të softuerit "Infosys" tha se India ka nevojë për të rinj që janë "shumë të vendosur, jashtëzakonisht të disiplinuar dhe jashtëzakonisht punëtorë".

k.m.
Vjehrri i Sunak: Të rinjtë në Indi duhet të punojnë 70
Narayana Murthy

INDI- Pavarësisht sondazheve që thonë se indianët ndihen të mbingarkuar dhe të papaguar, një nga biznesmenët më të njohur të vendit thotë se të rinjtë duhet të punojnë shumë nëse duan ta shohin vendin e tyre të bëhet një superfuqi globale. Narayana Murthy, njeriu që qëndron pas gjigantit të softuerit "Infosys" tha se India ka nevojë për të rinj që janë "shumë të vendosur, jashtëzakonisht të disiplinuar dhe jashtëzakonisht punëtorë".

"Këta të rinj duhet të punojnë 70 orë në javë. Kjo është pikërisht ajo që bënë gjermanët dhe japonezët pas Luftës së Dytë Botërore,"- tha Murthy. Por kjo deklaratë ka nxitur shumë reagime, pasi shumë pretendojnë se ai synon 'shfrytëzimin' e të rinjve. 

Murthy, i cili është vjehrri i kryeministrit britanik Rishi Sunak , ka një pasuri prej 4 miliardë dollarësh. Ai konsiderohet një hero popullor në vendlindjen e tij, me historinë e tij të suksesit që frymëzon rininë edhe sot e kësaj dite. Brenda katër dekadave, kompania e themeluar nga Murthy, Infosys, kishte rreth 10 miliardë dollarë me mbi 340,000 punonjës në mbarë botën.

Thuhet se miliarderi Murthy thjesht jeton në të njëjtën shtëpi që ka ndarë për dekada me gruan e tij Sudha, drejton një makinë të vogël, lan enët dhe pastron tualetin, vishet pa luks dhe ka një dashuri të veçantë për leximin. Ai doli në pension nga kompania në vitin 2011./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB