Bota

Vjen "goditja fatale" për "kokën e mafias" uruguaiane Sebastián Marset, i arrestojnë gruan

García Troche pretendon se është dorëzuar vullnetarisht.

k.m.
Vjen "goditja fatale" për "kokën e mafias"
Sebastián Marset dhe Gianina García Troche

URUGUAI- Gianina García Troche, gruaja e trafikantit uruguaian të drogës Sebastián Marset fluturoi nga Dubai në Madrid si të ishte gati për t'u dorëzuar. Ndonëse ishte në kërkim nga Interpoli, ajo arriti që të ulej në aeroportin Barajas, ku u ndalua nga autoritetet spanjolle, por edhe kjo çështje ka hapur debat.

García Troche pretendon se është dorëzuar vullnetarisht. Fillimisht ishte avokati i familjes, Santiago Moratorio, i cili siguroi se ajo u dorëzua për të "zgjidhur problemet me drejtësinë një herë e përgjithmonë", por Policia spanjolle pretendon të kundërtën. Ndërkohë që e shoqja është në pranga, edhe vetë Marset nuk mbeti pa reaguar.

Ai dërgoi një audio në programin "Santo y seña" ku thoshte: Nuk kam shumë për të thënë. Shpresoj të dalë në shesh e vërteta se ajo është një person i pafajshëm që është persekutuar gjatë gjithë kësaj kohe, vetëm pse ishte gruaja ime. Shpresoj që me avokatët të jetë e mundur të vërtetohet se ajo nuk është kriminele. Kriminelë janë paraguajanët që duan të persekutojnë një person të pafajshëm. Unë ju siguroj që me avokatët e mi, të paktën gjyqtari dhe prokurori të shkarkohen nga detyra. Ata duhet të paguajnë me burg për të gjithë dëmin që i kanë shkaktuar gruas sime, fëmijëve të mi, për më shumë se dy vjet përndjekje. Ata më pyetën një ditë se pse (partnerja ime) nuk i merr përsipër akuzat që më vonë të jetë e qetë me fëmijët e saj. Dhe përgjigja ime është shumë e thjeshtë: ajo nuk ka bërë asnjë faj. Nuk mund të bëjë burg pa kryer asnjë lloj krimi, përveç faktit se njihet me mua. I kërkoj falje publike gruas sime që duhet të kalojë gjithë këtë situatë, e po ashtu i kërkoj falje familjes së saj dhe times për situatën e krijuar. Kam besim te Zoti se çdo gjë do të vihet në vendin e vet dhe do të zgjidhet në mënyrën më të mirë. Kjo është drejtësia e vetme në të cilën besoj.

Zyra e Prokurorit të Paraguajit akuzon Marset dhe gruan e tij për drejtimin e një karteli droge dhe krijimin e një skemë pastrimi parash, ndaj për të t'u është lëshuar një urdhër urgjent arrestimi nga Interpoli./ZËRI

Poll

MOS HUMB