Bota

Vlera e "X" të Elon Musk ka rënë me 80%

Fidelity dhe analistë të ndryshëm theksuan se rënia e të ardhurave nga reklamat dhe vlerësimi i platformës për shkak të përmbajtjes ekstremiste ka ulur vlerësimin e saj.

k.m.
Vlera e "X" të Elon Musk ka rënë me 80%
X

SHBA- Elon Musk bleu Twitter dhe tani kompania e tij ka pësuar një humbje prej 79% krahasuar me vlerësimin fillestar të bërë kur manjati bleu kompaninë. Sipas TechCrunch, raporti i fundit i Fondit të Rritjes së Fidelity Blue Chip vlerëson aksionet e Musk në "X" me 4.19 milionë dollarë.

Ulja e vlerës së "X" i atribuohet kryesisht uljes së të ardhurave nga reklamat. Rënia e vlerësimit është një reflektim i shqetësimit të reklamuesve për përmbajtjen ekstremiste në platformë, diçka që markat nuk duan ta lidhin me emrin e tyre. Në nëntor, Musk u përball me kritika nga disa marka, disa prej të cilave ndaluan investimin në X, pasi miliarderi mbështeti një teori konspirative antisemite. Pavarësisht kërkesës së faljes së tij, shumë marka ngurrojnë të kthehen.

X mbetet një platformë kryesore e mediave sociale, me 570 milionë përdorues aktivë mujorë në tremujorin e dytë, një rritje prej 6% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, firma kërkimore S"imilarweb" vuri në dukje disa rënie në angazhime, duke dokumentuar 73.5 milionë përdorues aktivë.

Nga ana e tij, Musk e ka pranuar se ka paguar më tepër sesa vlen Twitter, por shton se ka plane ambicioze për ta kthyer rrjetin e tij social në një aplikacion gjithëpërfshirës që do të përfshijë video dhe pagesa financiare.

Pavarësisht të tashmes, Musk është i sigurt në potencialin afatgjatë të "X", veçanërisht me aftësinë e platformës për të fuqizuar dhe trajnuar Grok, chatbot i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga startup-i i tij xAI./ZËRI

Poll

MOS HUMB