Bota

Von der Leyen në Kosovë & RMV! Zbardhet takimi: Sulmi në Banjskë, i papranueshëm!

Shefja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen takoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Ajo la porosi për liderët e këtyre vendeve, duke treguar sesi këta vende mund të afrohen me BE-në.

e.k d.xh
Von der Leyen në Kosovë & RMV! Zbardhet takimi: Sulmi në
Ursula Von der Leyen dhe Albin Kurti

KOSOVË- Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka zbardhur takimin e zhvilluar këtë të hënë mes tij dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen. Sipas Kryeministrisë në fokus të bisedës së tyre ka qenë integrimi europian i vendit, sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë dhe dialogu me Serbinë.

Sipas njoftimit për mediat, Kurti e ka njoftuar Ursula von der Leyen edhe për qëndrimin e Kosovës rreth Marrëveshjes Bazike me Serbinë, saktësisht nenin 7, ku flitet për vetë-menaxhimin e komunitetit serb në Kosovë.

"Duke i uruar mirëseardhje në ndërtesën e Qeverisë dhe kryeqytetin e Republikës, kryeministri Kurti falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj agjendës evropiane të Kosovës, teksa e njoftoi atë me rezultatet e deritanishme të qeverisjes, zhvillimet e fundit në vend, takimin e 26 tetorit me liderët evropianë dhe me qëndrimin e Kosovës në raport me propozimin e BE-së dhe ShBA-së për zbatimin e nenit 7, ndërlidhur me nenin 10 të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Von der Leyen në Kosovë & RMV! Zbardhet takimi: Sulmi në
Ursula Von der Leyen dhe Albin Kurti

Një pikë e “nxehtë” e takimit ka qenë sulmi terrorist i 24 shtatorit ku Kurti ka kërkuar ekstrdimin nga Serbia të Millain Radoiçiç-it, i cili dyshohet të jetë organizatori i sulmit dhe pjesëmarrës në të.

“Në lidhje me sulmin terrorist, paramilitar dhe kriminal të 24 shtatorit, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë dhe nevojën e ekstradimit të Milan Radoicic në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim fer dhe të drejtë për veprat e tij, dhe në të njëjtën kohë domosdoshmërinë e sanksioneve ndaj Serbisë në mënyrë që sulme të tilla mos përsëriten”.

Më herët Von der Leyen u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Në fokus të bisedës së tyre ashtu si dhe me Kurtin ka qenë integrimi i vendit dhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme, duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavia dhe Bosnje e Hercegovinës. Këto ishin vendime strategjike, të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sifidimit ndaj regjimeve autoritare, siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e Dhjetorit të Këshillit të BE-së, që Baashkimi Europian të avancojë edhe statusin kandidat për Kosovën, gjithnjë në një proces të bazuar tek merita”, tha Osmani.

Von der Leyen në Kosovë & RMV! Zbardhet takimi: Sulmi në
Ursula Von der Leyen dhe Vjosa Osmani

Von der Leyen kërkoi që autorët e sulmit terrorist të 24 shtatorit të dalin para drejtësisë.  Në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, zyrtarja e lartë e BE-së ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

“Unë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së policit, që humbi jetën në Banjskë. Sulmi është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat e Bashkimit Europian”, tha der Leyen.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i kujtoi der Leyen, se institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë masa për të vijuar me shtensionimin e situatës në Veri.

Gjatë kësaj të hëne shefja e Komisionit Europian u ndal dhe në Maqedoninë e Veriut u ku takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Ursula von der Leyen, ka porositur zyrtarët në Shkup, se procesi i pranimit të Maqedonisë në BE, vjen nga ndryshimet kushtetuese.

Van Der Leyen tha se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa përpara në zhvillim, duke shtuar se parlamenti vendas duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese, që kërkohen.

Von der Leyen në Kosovë & RMV! Zbardhet takimi: Sulmi në
Ursula Von der Leyen dhe Dimitar Kovaçevski

“Ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ajo çfarë ka arritur Maqedonia e Veriut është mbresëlënëse, andaj vërtetë dëshiroj që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të lëvizë përpara me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Dritarja e mundësive është e hapur, andaj shpresoj se të gjitha partitë do të shfrytëzojnë momentin që të ecni përpara në miratimin e vendimeve të vështira, por që do të jenë për të mirën e vendit tuaj”, tha zyrtarja e lartë evropiane.

Ndryshimet Kushtetuese kanë të bëjnë me përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës si një popull shtetformues, ashtu siç e parasheh i ashtuquajturi “projekti francez”, për zgjidhjen e kontestimeve, në raport me Bullgarinë.

Ndryshimet miratohen nga Kuvendi me dy të tretat e votave. Qeveria nuk i ka votat e mjaftueshme, ndaj duhet një votëbesim më i gjerë se maxhoranca e vendit. Opozita kundërshton ndryshimet kushtetuese, duke thënë se ato janë të dëmshme për interesat shtetërore dhe kombëtare maqedonase./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB