Bota

Von Kramon: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është çështje e brendshme e Serbisë

Deputetët e Parlamentit Europian do të votojnë në Strasburg për rezolutën për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, e cila gjithashtu kërkon një hetim ndërkombëtar për votimin.

E.K
Von Kramon: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është
Viola von Kramon:

STRASBURG- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Viola von Kramon ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk është një çështje e brendshme e Beogradit, teksa fliste për kërkesën e BE-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Serbi.

Viola von Kramon: Më duhet t'i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse unë jam raportues për Kosovën. Mund të flisja për këtë për orë të tëra, por kjo nuk është tema tani! Këtu po mundohemi të flasim për çështje të brendshme për Serbinë.

Të gjendur krah saj përfaqësuesit e opozitës serbe, nuk reaguan. Deputetët e Parlamentit Europian do të votojnë në Strasburg për rezolutën për zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi, e cila gjithashtu kërkon një hetim ndërkombëtar për votimin. /ZËRI

Poll

MOS HUMB