Bota

Vrasja e 8-vjeçares në Turqi nga xhaxhi, dëshmitari: Më dha 200 mijë lira dhe trupin në një thes për ta hedhur në përrua

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narin, policia ka arrestuar 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër xhaxhallarët dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

I.F
Vrasja e 8-vjeçares në Turqi nga xhaxhi, dëshmitari: Më
Narin Guran

ANKARA- Sot Turqia i dha “lamtumirën” e fundit vogëlushes 8-vjeçare Narin, e cila u gjet e vdekur dje, pasi ishte shpallur e zhdukur 19 ditë më parë.

Narin Guran u zhduk më 21 gusht në rrethin Baglar të Dijarbakirit, Turqisë Juglindore dhe u gjet e vdekur dje në orën 8:45 të mëngjesit në buzë të një përroi në një thes, me rrobat që kishte veshur kur u pa për herë të fundit më parë. Ajo ishte mbuluar me gurë dhe degë.

Gazeta Sabah zbardhi detaje nga hetimet e policisë, ku një dëshmitar, i cili identiteti nuk bëhet me dije tha se xhaxhai i vajzës i ka çuar trupin e vajzës në një thes dhe i ka dhënë 200 mijë lirë për të hedhur trupin në përrua.

“E mora thesin dhe e çova në përrua. Ai më dha 200 mijë lira për të zhdukur trupin”, mësohet të ketë thënë dëshmitari sekret.

Mbrëmë ka përfunduar autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, ku është konstatuar se ka thyerje në gjurin e majtë të vajzës. Po ashtu nga trupi i të miturës janë marrë 91 monstra të cilat janë dërguar në Stamboll në mënyrë që të zhvillohen hetime dhe analiza më të specializuara.

Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte debate me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe i kishte kërcënuar më parë. Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narin, policia ka arrestuar 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër xhaxhallarët dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Mbrëmë ka përfunduar autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, ku është konstatuar se ka thyerje në gjurin e majtë të vajzës. Trupi i saj u dërgua në Stamboll në mënyrë që të zhvillohen hetime dhe analiza më të specializuara.

Po ashtu, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në platformën e tij X, se kjo ngjarje e tmerrshme nuk do të kaloj pa u ndëshkuar edhe se ai personalisht do ta ndjek nga afër procesin gjyqësor.

“Na lëndoi thellë të gjithëve lajmi i hidhur për Narinin, e cila u vra brutalisht. Unë personalisht do të monitoroj procesin gjyqësor për të garantuar që ata që na morën Narin do të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë”, ka shkruar presidenti turk. /ZËRI

Poll

MOS HUMB