Bota

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Ali Khamenei merr masat, zhvendoset në një vend të sigurt brenda Iranit

Ali Khamenei paralajmëroi Izraelin se do të pendohet për vrasjen e liderit të Hezbollahut

E.K
Vrasja e liderit të Hezbollahut, Ali Khamenei merr masat, zhvendoset
Ayatollah ali khamenei

IRAN- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zhvendosur në një vend të sigurt brenda Iranit, nën masa të larta sigurie, thanë të shtunën dy zyrtarë rajonalë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Burimet, të cilat u njoftuan nga Teherani, thanë se Irani është në kontakt të vazhdueshëm me grupin militant të Libanit, Hezbollah, dhe me grupet e tjera përfaqësuese në rajon, për të vendosur për hapat e radhës, pasi Izraeli njoftoi se e ka vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në një sulm ajror në Bejrut të premten.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha në një komunikatë në X se Nasrallahu, Ali Karki, komandant i Frontit Jugor të Hezbollahut, dhe një numër komandantësh të tjerë janë vrarë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e postuan një mesazh në X, ku thanë se “Hassan Nasrallahu nuk do të jetë më në gjendje ta terrorizojë botën”.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se "nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë", nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin.

Poll

MOS HUMB