Bota

Gjendet njeriu i zhdukur pas 22 vitesh, trupi i pajetë zbulohet përmes 'Google Earth'

Policia nisi një hetim për personin e zhdukur, por çështja mbeti e hapur për më shumë se dy dekada.

k.m.
Gjendet njeriu i zhdukur pas 22 vitesh, trupi i pajetë zbulohet përmes
William Moldt

SHBA- Një rast rrënqethës është zbuluar falë 'Google Earth'. William Moldt dhe zbulimi i trupit të tij pas 22 vitesh u bë i mundur përmes apliakcionit.  Ishte më 7 nëntor 1997 që William Moldt u raportua i zhdukur nga zona Lantana e Floridës. Ka qenë rreth orës 21:30 të mbrëmjes kur 40-vjeçari kishte telefonuar partneren e tij për t'i thënë se së shpejti do të ishte në shtëpi. Por kjo ishte edhe hera e fundit që ata folën sepse William Moldt nuk u kthye më, shkruajnë mediat e huaja.

Policia nisi një hetim për personin e zhdukur, por çështja mbeti e hapur për më shumë se dy dekada, me të dashurit e William Moldt që kaluan vite pa përgjigje. Në gusht 2019, 22 vjet pas zhdukjes, një ish-banor i lagjes Grand Isles po kontrollonte shtëpinë e tij të mëparshme në Google Earth kur vuri re diçka të çuditshme në një liqen të madh. Ai zmadhoi për të parë se çfarë dukej si një makinë, kështu që ai kontaktoi personin që jetonte në shtëpinë në kufi me liqenin për t'i kërkuar që të hetonin. Pronari i shtëpisë Barry Fay ngriti një dron mbi zonë dhe zbuloi se kishte vërtet një makinë të bardhë të fshehur nën sipërfaqen e liqenit.

Kështu ai thirri Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach, e cila dërgoi policinë në vendngjarje. Duke nxjerrë makinën e bardhë nga liqeni, ata vunë re se ajo kishte qenë në ujë për një kohë të konsiderueshme. Dhe pasi hapën dyert e saj ata gjetën mbetjet skeletore të William Moldt brenda.

Aspekti më rrëqethës dhe pikëllues i rastit është se makina ka qenë e dukshme në Google Earth që nga viti 2007, sipas një raporti nga Charley Project, një bazë të dhënash në internet të rasteve "të ngrira" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E megjithatë u deshën 12 vjet të tjera që dikush të hapte sytë dhe ta dallonte atë. Zyra e sherifit i tha BBC-së se William Moldt ka të ngjarë të ketë humbur kontrollin e automjetit të tij dhe është përplasur në liqen. Megjithatë, dëshmitarët kishin thënë se ai nuk u shfaq i dehur kur doli nga klubi i natës./ZËRI

Poll

MOS HUMB