Bota

Vrau 18 persona, gjendet i vdekur me plumb në kokë rezervisti i ushtrisë amerikane

Shefi i policisë së Leëiston, David St Pierre shtoi se ai ishte "i gëzuar" nga lajmet, por "puna jonë nuk mbaron këtu".

E.K
Vrau 18 persona, gjendet i vdekur me plumb në kokë rezervisti i
Robert Card

SHBA- Rezervisti i ushtrisë amerikane, i dyshuar për vrasjen e 18 personave nga të shtënat në Maine është gjetur i vdekur pas një ndjekje disa ditore, thotë policia.

Robert Card, 40 vjeç, u gjet i vdekur nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri, tha Komisioneri i Sigurisë Publike në Maine, Michael Sauschuck.

Lajmi vjen disa orë pasi policia i bëri thirrje qytetarëve që të mund të lëviznin të qetë, pasi më herët iu kishin kërkuar atyre që të shmangnin daljet nga banesat e tyre.

“I dyshuari për të shtënat e mbrëmjes së të mërkurës është gjetur i vdekur”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin në Facebook.

Në një konferencë shtypi në bashkinë e Lewiston, guvernatorja e Maine, Janet Mills tha se trupi u gjet në Lisbonë, afër vendit ku ndodhën të shtënat.

“Po marr frymë lirisht sonte duke e ditur se Robert Card nuk do të jetë kërcënim për askënd”, tha ajo.

Mills tha se zbulimi i trupit të të dyshuarit do ta vendoste komunitetin në "rrugën e gjatë dhe të vështirë të shërimit".

Shefi i policisë së Lewiston, David St Pierre shtoi se ai ishte "i gëzuar" nga lajmet, por "puna jonë nuk mbaron këtu".

Ai tha se shumë nga detajet e ngjarjes po fshiheshin sepse autoritetet donin të flisnin fillimisht me familjet e viktimave. Më herët të premten, policia publikoi emrat e të 18 viktimave.

Poll

MOS HUMB