Bota

Vrau 2 persona, policia zvicerane vihet në ndjekje të të dyshuarit

Policia zvicerane po zhvillon një operacion për të arrestuar një person, që dyshohet se ka ekzekutuar 2 njerëz në qytetin e Sionit.

D.XH
Vrau 2 persona, policia zvicerane vihet në ndjekje të të
Policia e Zvicres

SION - Një operacion special është duke u zhvilluar në Zvicër, pasi dy persona u qëlluan për vdekje dhe një tjetër u plagos në qytetin jugor të Sionit. Policia në rajonin e Valois tha se personi i armatosur qëlloi disa të shtëna me armë pak para orës 08:00 të hënën.

Të shtënat ndodhën në dy vendndodhje të veçanta në qytet, tha policia. I dyshuari, i quajtur Robin Sebastien, thuhet se është i rrezikshëm. “Sipas provave fillestare, autori i ka njohur viktimat e tij”, tha policia, duke shtuar se motivet pas ngjarjes mbeten të panjohura. Të shtëna thuhet se kanë ndodhur në kompaninë e pikturës ‘Sarsa’ në zonat Ronquoz dhe Potences, raporton gazeta lokale ‘Le Nouvelliste’.

I dyshuari 36-vjeçar është parë për herë të fundit duke ecur me makinën e tij ngjyrë gri, ‘Peugeot 206 Cabriolet’. Policia ka vendosur blloqe rrugore rreth Valois, me qëllim që ta ndalojë të dyshuarin.

Vrau 2 persona, policia zvicerane vihet në ndjekje të të
Autori i dyshuar

Qyteti i Sionit ndodhet afër kufirit italian. Ekziston gjithashtu një prani e madhe e policisë në këtë qytet, teksa oficerët janë vendosur rreth kufirit me Italinë. Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për vrasje. Zvicra, një vend me rreth nëntë milionë banorë, ka një shkallë të lartë të posedimit të armëve nga ana e banorëve. Small Arms Survey, një organizatë me bazë në Zvicër që monitoron tendencat globale të dhunës së armatosur, vlerëson se rreth 2.3 milionë njerëz në mbarë vendin kanë armë në përdorim./ZËRI/

Poll

MOS HUMB