Bota

Vrau dy kunetërit në derën e shtëpisë, Astrit Isufi arrestohet i plagosur

Driton dhe Naim Morina u vranë në derën e shtëpisë nga kunati i tyre

E.K
Vrau dy kunetërit në derën e shtëpisë, Astrit Isufi
Driton dhe Naim Morina

KOSOVË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Golluboc të Malishevës, ku të vrarë mbetën dy vëllezër, Driton dhe Naim Morina. I dyshuari për këtë ngjarje Astrit Isufi është dhëndri i viktimave.

Autori i dyshuar për vrasje fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot policia ka arritur ta arrestojë atë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Isufi ishte fshehur në një godinë të pabanuar, deri në momentin e arrestimit nga policia.

“Po sot rreth orës 06:30 është arrestuar i dyshuari, ai ka qenë i plagosur, pas ndihmës së parë që i është dhënë, ai është dërguar për trajtim në QKUK”, tha Graishta.

Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, thuhet në njoftim./ZËRI 

Poll

MOS HUMB