SERBI - Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos pas të shtënave me armë mes emigrantëve, pranë kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë.
Të shtënat ndodhën në një kompleks fermash të braktisur pranë fshatit kufitar Horgos, një vend ku migrantët përpiqen të hyjnë në Hungari, vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Forcat e policisë shkuan në zonë, por nuk dhanë menjëherë një deklaratë për ngjarjen.
Pasi rruga u mbyll zyrtarisht në vitin 2016, migrantët që kërkonin të hynin në Evropën Perëndimore vazhduan ta përdorin atë - edhe pse në një numër shumë më të ulët.
Rajoni ka qenë arenë e një sërë përplasjesh midis bandave të kontrabandës dhe emigrantëve në muajt e fundit, ndonjëherë vdekjeprurëse.
Serbia shtrihet në të ashtuquajturën rrugë ballkanike, që përdoret nga qindra e mijëra njerëz, shumë prej të cilëve ikin nga lufta dhe varfëria në Afrikë, Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme. /Zëri.ai/