Bota

Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin e tij

I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i tij i mitur, por fatmirëisht pa rrezik për jetën.

F.I
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në
Eber Ponce Rosero

EKUADOR-Kryebashkiaku i Arenillas, Eber Ponce Rosero, u qëllua me pesë plumba teksa po lëvizte me makinë me djalin e tij të mitur drejt juglindjes së Ekuadorit. Ngjarja ndodhi  të dielën, rreth orës 16”30 me orën lokale. Autoritetet e Ekudorit bëjnë me dije se ende nuk është identifikuar autori. I plagosur nga atentati mbeti edhe djali i tij i mitur, por fatmirëisht pa rrezik për jetën.

Sipas asaj që raportoi gazeta ekuadoriane “El Comercio”, nuk është e qartë nëse kryebashkiaku ishte kërcënuar më herët. Më pas, Policia e Ekuadorit reagoi duke deklaruar përmes një komunikate se “ngjarja e dhunshme” e regjistruar në Arenillas “rezultoi me tre plagë me armë zjarri, I plagosuri u transferua në një qendër mjekësore, ku fatkeqësisht u konfirmua vdekja e kryebashkiakut. Djali i tij i mitur u plagos por pa rrezik për jetën”.

Në Ekuador, shtet i Amerikës Latine, vrasjet e politikanëve janë një dukuri e zakonshme. Ekuadori prej kohësh po përjeton epokën e tij më të përgjakshme për shkak të trafikut të drogës dhe bandave lokale të cilët janë në luftë oër kontrollimin e rrugëve, burgjeve dhe rrugëve të drogës. Në gusht të 2023 u ekzekutua kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio. Ekzekutim i cili solli një zinxhirë vrasjesh në rasdhët e politikanëve ekuadorianë./ZËRI

Poll

MOS HUMB