
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në të cilën theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe BE-së. Në postimin në rrjete sociale, kreu i shtetit serb ndër të tjera bën me dije se u diskutua edhe për situatën në Kosovë dhe zbatimin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor.
“Një bisedë e mirë dhe e rëndësishme me Charles Michel për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, situatën në Kosovë dhe Metohi, perspektivat për përshpejtimin e rrugës sonë evropiane, si dhe zbatimin e Planit të BE-së për rritjen e Ballkanit Perëndimor. Përsërita përkushtimin e Serbisë për vazhdimin e procesit të reformave dhe integrimeve evropiane dhe shpreha pritjen që në muajt e ardhshëm do të jemi në gjendje të ndërmarrim hapa të rinj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili duhet të forcojë dhe afrojë ekonomitë dhe shoqëritë tona, si dhe vazhdimin e punës në projekte të rëndësishme të përbashkëta infrastrukturore që kontribuojnë në një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Vuçiç.
Vieë this post on Instagram