Bota

Vuçiç shpërndan parlamentin, më 17 dhjetor zgjedhje të reja në Serbi

Kjo është hera e tretë që parlamenti serb shkon në zgjedhje për një periudhë pak më shumë se 3-vjeçare. Kryetari i Kuvendit Vladimir Orliç u bëri thirrje serbëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Zeri
Vuçiç shpërndan parlamentin, më 17 dhjetor zgjedhje
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë parlamentin serb këtë të mërkurë. Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më datë 17 dhjetor të këtij viti. Zgjedhjet do të mbahen edhe për asambletë lokale në 65 qytete dhe komuna. 

Kjo është hera e tretë që parlamenti serb shkon në zgjedhje për një periudhë pak më shumë se 3-vjeçare. Kryetari i Kuvendit Vladimir Orliç u bëri thirrje serbëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Në një deklaratë për mediat presidenti Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij po kalon periudha të vështira.

Aleksandër Vuçiç: Po jetojmë në kohë të vështira për mbarë botën, në kohën e sfidave globale, luftërave dhe konflikteve, në kohën kur është e nevojshme që të gjithë të jemi të bashkuar në luftën për ruajtjen e interesave jetike kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Serbisë, një kohë kur do të përballemi me presione të shumta për shkak të marrëdhënieve me Kosovën dhe çështje të tjera rajonale dhe botërore.

Serbia nuk ka gjetur qetësi që prej sulmit të përgjakshëm me armë në një shkollë në Beograd dhe një tjetri pas tij, të dy sulmet regjistruan një bilanc tragjik me 17 të vrarë.

Sulmi terrorist në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku lëkundi dhe më shumë pozititat e parlamentit dhe përçau deputetët.

Ndërkohë Serbia është vënë në “shpatulla pas murit” nga Bshkimi Europian që i kërkon njohjen “de facto” të Kosovës”./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB