Bota

Vulin kërcënon: Republika Srpska do shkëputet nga Bosnja dhe do i bashkohet Serbisë

Kjo nuk është hera e parë që ish-ministri Vulin lëshon kërcënime.

D.XH
Vulin kërcënon: Republika Srpska do shkëputet nga Bosnja dhe do i
Aleksander Vulin

SERBI – Ish-drejtori i BIA-s serbe dhe personi që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandër Vulin ka insistuar sërish se entiteti i Republika Sërpska do të shkëputet nga Bosnja e Herzegovina. Themeluesi i Lëvizjes Socialiste tha se Republika Srpska do i bashkohet shumë shpejt shtetit të Serbisë dhe se ky proces tashmë ka nisur.

Ai tha se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mundet t’ua ndalojë serbëve në Bosnjë. “Procesi i bashkimit të serbëve ka nisur dhe nuk mund të ndalet”, tha ai. Vulin ka kujtuar vitin 2008 dhe ka prezantuar pikëpamjet për ngjarjet e asaj kohe.

“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë të këqija me Rusinë dhe Kinën dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.

Aleksandër Vulin edhe në të kaluarën ka bërë kërcënime të ngjashme dhe ka përdorur retorikë nxitëse e nacionaliste./ZËRI/

Poll

MOS HUMB